Maqedoni, jepen 2.591 vërtetime për të drejtë të azilit

Gjatë 24 orëve u janë dhënë vërtetime gjithsej 2.591 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Prej tyre, 1.128 janë të gjinisë mashkullore, 540 të gjinisë femërore, 910 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe 13 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më në numër janë shtetasit e Sirisë – 1.142,  Afganistanit – 857 dhe Irakut – 592.

MPB informon se në periudhën nga 19.06.2015 deri më sot u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit gjithsej 362.587 shtetasve të huaj, nga të cilët 198.558 janë të gjinisë mashkullore, 60.464 të gjinisë femërore, 85.524 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.041 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Artikulli paraprakVdes i riu nga Prishtina – Ishte i Xhamisë
Artikulli vijuesVIDEO – Ata që na thonë Terorist, Taliban dhe 1000 etiketa