Maqedoni, tetë nxënës lëndohen në një aksident

Shtatë fëmijë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur midis një minibusi shkollor dhe një kamioni në afërsi të Dellçevës në lindje të Maqedonisë.

Sipas agjencisë së lajmeve INA, incidenti ka ndodhur pasdite, kur minibusi që po transportonte fëmijët nga shkolla është përplasur me një kamion në periferi të Dellçevës.

Nga njoftimet e para nga Spitali i këtij qyteti bëhet e ditur se një pjesë e madhe e nxënësve kanë kaluar me lëndime të lehta. Minibusi po transportonte nxënësit të klasave fillore. Sipas policisë, kamioni që kishte përplasur minibusin kishte ikur nga vendi i aksidentit, mirëpo ai më pas është zbuluar nga policia. (Fërgim Demiri/ INA/kohaislame

Artikulli paraprakDrejtori i "Apple" biznesmeni më i paguar në SHBA
Artikulli vijuesShpifjet për “radikalizëm islam” pa bazë