Maqedonia kalohet me pasaporta të falsifikuara

Në Maqedoni tolerohen të tranzitojnë vetëm refugjatët me nënshtetësi siriane, afgane ose irakene. Prej atëherë, janë rritur ndjeshëm numri i trafikuarve dhe pasaportave të falsifikuara.

Prej mesit të nëntorit, kur autoritetet maqedonase ndaluan të gjithë refugjatët për të tranzituar në Maqedoni, përveç vendeve në krizë: Sirian, Afganistani dhe Iraku – është shtuar ndjeshëm numri i personave që përdorin dokumenta të falsifikuara drejt rrugës së tyre për në perëndim.

“Për çdo sirian, afgan dhe iraken vijnë 1.5 refugjatë nga vendet tjera,” kumtuan nga ministria e brendshme në vend, përcjell Bota sot.

Maqedonia së fundi ka pranuar ndihma për vëzhgimin e kufirit nga Hungaria, Kroacia, Çekia, Slovakia dhe Polonia. Ata mundohen të bllokojnë kalimin ilegal të refugjatëve drejt BE-së.

Artikulli paraprakMarrëveshja e Përzhinos në krizë të thellë!?
Artikulli vijuesVIDEO – Hoxhallarët e vjetër