Marrëveshja e Përzhinos në krizë të thellë!?

Këtë muaj sigurisht shumë çështje politike do të zgjidhen me atë që bëhen shumë takime politike në relacion Shkup-Uashington-Bruksel-Athinë, në një periudhë shumë të ndieshme politike në vend.

Ky zhvillim në planin politik sipas analistëve duket si një shancë e fundit që definitivisht të formohet edhe qeveria teknike dhe mbajtja e zgjedhjeve sipas asaj që është paraparë në marveshjen e Përzhinos, të cilat mund të kenë edhe ndonjë ndryshim të mundëshëm,

Disa vizita tashmë janë realizuar siç është ajo e ministrit të jashtëm Poposki në Athinë gjatë gjysmës së dhjetorit përfshirë edhe atë të javës së kaluar që realizoi kreu i  BDI-së Ali Ahemeti në takim me ministrin e jashtëm grek.

Kryeministri Gruevski në Uashington takohet me nënpresidentin amerikan Joe Biden me të cilin u takua edhe në shkurt të 2011 disa muaj para zgjedhjeve parlamentare. Sipas informacioneve të fundit Gruevski atje do të bisedojë për mardhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, proceset demokratike si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, çështje që kanë të bëjnë me sigurinë si dhe integrimi i vendit në BE dhe Nato sepse SHBA tashmë është partner strategjik i Maqedonisë

Në ndërkohë në vend po qëndrojnë disa eurodeputet me mission që të definojnë kushtet për t’u vendosur qeveria teknike me kryeministër të ri si dhe vlerësimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Të premten siç kanë deklaruar nga Brukseli në Shkup do të qënrojë eurokomisioneri Johanes Han, ditë kjo e cila i përket datës së promovimit të qeverisë teknike me kryeministër të ri që duhet të funksionojë deri në 24 prill.

Këto aktivitete intensive diplomatike si dhe konfliktet verbale mes partive në shumë segmente çojnë në një variant se shumë çështje akoma janë të hapuara dhe mund të ndryshohen në marveshjen e Përzhinos,

Artikulli paraprakÇfarë e pret Gruevskin në SHBA?
Artikulli vijuesMaqedonia kalohet me pasaporta të falsifikuara