Maqedonia shkarkon ambasadorin shqiptar në UNESCO

1 Min Read

Me vendim të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Agron Buxhaku është shkarkuar nga funksioni ambasador i Maqedonisë në Francë, njoftoi Telegrafi.
Funksioni i tij si ambasador në Republikën Franceze përfundon më 4 dhjetor të këtij viti.

Buxhaku u emërua ambasador i Maqedonisë në Francë dhe në UNESCO në vitin 2009.

Nuk dihet nëse shkarkimi i Buxhakut më pak se një muaj e gjysmë para skadimit të mandatit të tij ka të bëjë me votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO më 9 nëntor.

Maqedonia, bashkë me Malin e Zi, u kritikua, madje edhe u kërcënua nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq për votimin pro kandidimit të Kosovës në Bordin Drejtues të UNESCO-s.

TAGGED:
Share This Article