Mesazhet e njeriut më të pasur në botë

0
1701

Ka dy tipa miliarderësh: ata që e trashëguan pasurinë e tyre dhe ata që e ndërtuan nga asgjëja. Bill Gates hyn tek të dytët.

Gates filloi të programonte kompjutera kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975 pasi braktisi Harvardin. Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar se do të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën.

Bill Gates është një gjeni mendjendritur i teknologjisë, prandaj këshillat e tij për jetën dhe se si drejtohet një biznes janë thelbësore.

1 – Suksesi është një mësues i mbushur me vese. Josh njerëzit e zgjuar të mendojmë se ata nuk humbin kurrë.

2 – Është mirë të festosh suksesin, por është akoma më e rëndësishme të nxjerrësh leksione nga dështimi.

3 – Është një moment fantastik për të hyrë në botën e biznesit, sepse biznesi do të ndryshojë më shumë në 10 vitet e ardhshme sesa ka ndryshuar në këto 50 vjet.

4 – Klientët e tu të pakënaqur janë burimi më i mirë për të mësuar.

5 – Rregulli i parë i çdo teknologjie të përdorur në një biznes është automatizimi i aplikuar për një funksionim efikas që do të lartësojë më tej efiçencën. E dyta është automatizimi i aplikuar për një operacion joefikas që lartëson joefikasistetin.

6 – Të gjithë kanë nevojë për një trajner, nuk ka rëndësi nëse je basketbollist, lojtar tenisi, apo lojtar bixhozi.

7 – Në biznes, ideja e matjes së asaj çfarë jeni duke bërë siç janë performance dhe kënaqësia e konsumatorit është gjëja më e mirë që mund të bëhet.

8 – Në ciklin tim mendor, ia kushtoj të paktën 10% të menduarit rreth biznesit. Biznesi nuk është aq i komplikuar.

9 – Inteligjenca është një koncept i pakapshëm. Ka një mprehtësi të caktuar, aftësia për të absorbuar fakte të reja. Për t’i bërë ballë një situate. Një kapacitet për të kujtuar, një kreativitet i caktuar që lejon njerëzit të jenë të efektshëm.

10 – Mos e krahaso veten me asnjë në botë… nëse e bën, po fyen veten.

11 – Ne gjithnjë e mbivlerësojmë ndryshimin që do të ndodhë në dy vitet e ardhshme, dhe nënvlerësojmë ndryshimin që do ndodhë në 10 vitet e ardhshme. Mos e lejoni veten të bini pre e mosveprimit.

12 – Mos e merrni të njëjtin vendim dy herë. Merrni kohë për t’u menduar për një vendim më të mirë, në mënyrë që mos të ktheheni sërish në çështjet e panevojshme.

13 – Teknologjia e informacionit dhe biznesi janë duke u bërë të ndërthurura në mënyrë të pazgjidhshme. Unë nuk mendoj se dikush mund të flasë në mënyrë kuptimplotë për një, pa folur për tjetrën.

14 – Nëse do më duhet të thoja gjënë për të cilën ndjehem më mirë, ndodhet në revolucionin e softuerit, sepse kudo ku të shkosh nëpër botë, shkolla, spitale apo kopshte mund të shohësh që e përdorin kudo, ndahet kudo informacion.

15 – Nëse njerëzve u tregon problemet dhe zgjidhjet, ata do të vihen në lëvizje për të vepruar.

16 – Qoftë Google, qoftë Apple apo një softuer i lirë, kemi një konkurrencë fantastike.

17 – Për të fituar shumë, ndonjëherë duhet të rrezikosh shumë.

18 – Suksesi ynë është bazuar që në fillim nga partneriteti i mirë-zgjedhur.

19 – Një strategji e keqe do të dështojë pavarësisht se sa i mirë është informacioni, dhe një ekzekutim foshnjarak do të pengojë një strategji të mirë. Nëse i bëni gjërat në mënyrë të vakët, do të dilni jashtë biznesit.

20 – Njerëzit e biznesit duhet të heqin nga koka idenë se informacioni është i vështirë për t’u marrë.

21 – Vetëm pak biznese do të kenë sukses nëse kanë çmim të ulët, kështu që shumica do të ketë nevojë për një strategji që përfshin shërbimet e klientit.

22 – Konsumatorët kërkojnë cilësi të lartë me çmime të ulëta dhe ata e kërkojnë këtë gjë tani.

23 – Aftësia e një kompanie për t’u përgjigjur ndaj një ngjarje të paplanifikuar, e mirë apo e keqe, është treguesi i parë në aftësinë e saj për të konkurruar.

24 – Shpërblimi i denjë i dështimit – eksperimentimi.

25 – Nëse nuk e bëni mirë një gjë, të paktën bëjeni të duket sikur është mirë.