
Shumë njerëz të cilët dëgjojnë se si babai i “Facebook”-ut, Mark Zuckerber, flet për legjendat greke dhe se si dëshiron që të jetë “një perandor”, kanë thënë se ai mund të jetë kandidati i duhur për t’u bërë president i SHBA-ve në vitet në vijim.
Dhe disa njerëz, duke përfshirë Nick Bilton nga Vanity Fair, besojnë se ai do të fitonte bindshëm.
“Ai ka qenë tepër i kujdesshëm në lidhje me kultivimin e një lloji të veçantë të personit gjatë viteve të fundit”, tha një mik, duke sugjeruar se lëvizjet e Zuckerberg drejt politikës janë në proces.
Por, vetë Zuckerberg ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë që sugjeron se ai do të kandidojë, miqtë e tij thonë se ai ka gjasa të kandidojë për president më 2024, kur të jetë 40 vjeç.