Në ditët e sotme, shumica prej nesh janë aq të zënë me rutinën e përditshme sa që kemi lënë pas dore përcaktimin e marrëdhënieve tona si prioritet.
Në priremi të përqëndrohemi aq shumë në karrierën tonë, në qëllimet, interesat dhe nevojat e egos sonë saqë humbasim cilësinë e marrdhënieve tona.
Në fakt, disa njerëz e shohin lidhjen si diçka të përkohshme ose të paktën si një prej shqetësimeve të tyre kryesore që fatkeqësisht, shumë të rinj kanë filluar të mësohen me këtë lloj trendi.
Disa njerëz janë të dhënë tërësisht pas mediave sociale, mburren me atë se sa e lumtur është marrëdhënia e tyre, duke e tepruar me shprëndarje të çasteve të jetës së tyre ata nuk e kuptojnë se po shpenzojnë kaq shumë kohë në realizimin e fotografive, postimin në internet, kohën që e harxhojnë për të kuptuar kush i ka parë, kush i ka pëlqyer dhe kush i ka komentuar. Këto veprime komprometojnë cilësinë e lidhjes, ajo mund edhe ta mërzit partnerin tuaj. Është gjithmonë më mirë të përqëndrohemi në kujtimet e ndërtuara së bashku, sepse kjo është ajo që me të vërtetë ka rëndësi.
Tradhtia kur kryen marrdhënie seksuale jashtë kurore është tradhtia më e rëndë dhe më lënduese, por a keni ndaluar ndonjëherë të mendoni se ju jeni duke e tradhëtuar bashkëshorten/bashkëshortin tuaj çdo ditë? Mendoni mbi këtë.
Në Fjalorin e Webster, tradhtia është përcaktuar si “privimi i tjetrit nga gjëra të vlefshme përmes përdorimit të hileve dhe mashtrimeve.” Kjo patjetër do të thotë se pabesia vjen në shumë forma, jo vetëm përmes seksit, por në shumë mënyra të tjera.
Le të marrin një vështrim më të afërt në llojet e ndryshme të pabesisë.
# 1. Afera emocionale
Pabesia emocionale zakonisht fillon nga miqësia e “pastërt ose krejt e pafajshme”, ku dy njerëz zhvillojnë afërsinë aq shumë sa që ndajnë historitë, problemet, peripecitë dhe përvojat derisa vijnë në një nivel kur krijojnë lidhje emocionale, por pa e konsumuar fizikisht. Kjo është një lloj i lidhjes personale dhe varësisë emocionale, në të cilën ju prisni gjatë për këtë njeri që tu ngushëllojë ju, në vend që për të jeni besues dhe këto momente t’i ndani me partnerin tuaj.
# 2. Tradhtia fizike
Kjo është aferë seksuale, kur partneri juaj kryen marrëdhënie seksuale jashtë kurore. Disa njerëz që bijnë në këtë lloj të tradhtisë e bëjnë këtë për argëtim apo për të përmbushur kënaqësinë, por disa prej tyre me kalimin e kohës zhvillojnë ndjenja serioze për personin me të cilin tradhtojnë. Ka shumë arsye pse disa njerëz e bëjnë këtë, por seksi padyshim e copëton zemrën sapo partneri ta kuptoj!
# 3. Tradhtia e mediave sociale
Disa njerëz bisedojnë me njerëz të tjerë dhe kjo i tërheqë, ndonjëherë ata thjesht duan “ta kalojnë kohën” kur janë të mërzitur duke flirtuar dhe shkëmbyer mesazhe apo duke u folur në internet të gjithëve, të bindur se vetëm për shkak se dikush flirton dhe shkëmben mesazhe online, nuk është e dëmshme për marrëdhëniet e tyre. Edhe pse nuk mund të ketë asnjë kontakt fizik, pa marrë parasysh se sa fort e mohojmë, kjo është një formë e tradhtisë.
# 4. Tradhtia me objekte
Kjo është një lloj tjetër i mashtrimit ngase shumica prej nesh nuk janë në dijeni të saj. Tradhtia me objekte është shumë e lidhur me hobin juaj, interesat tuaja, qëllimet apo për ndonjë gjë tjetër që ju bën ta lini pas dore partnerin tuaj. Duke u angazhuar në aq shumë gjëra, cilësia e marrëdhënieve tona së shpejti mund të përkeqësohet mu për shkak se humbim çdo shans për të kaluar kohë cilësore me partnerin. Fatkeqësia qëndron se krejt këtë humbje mund ta marrim si të mirëqenë. Kjo me siguri se do ta vrasë marrëdhëniet përfundimisht, sepse zbraztësia e dashurisë së të dy partnerëve nuk do të ngopet asnjëherë.
# 5. Afera pasionate
Kjo është një prej formave më të dhimbshme të mashtrimit dhe tradhtisë. Kjo nuk është vetëm për seksin, argëtimin, tërheqjen por për bindjen se do të fillosh ndjenja dashurie me dikë tjetër. Kjo ndodh kur një person është i gatshëm të heqë dorë nga gjithçka për të rifilluar përsëri dashurinë e vjetër të tij/saj apo për të nisur një dashuri dhe marrdhënie me dikë tjetër. Kjo është kur pretendon se me këtë dashurin e rifilluar, do të jeni të gatshëm të shpenzoni më shumë kohë, të bëni më shumë përpjekje, të planifikoni gjëra shumë personale së bashku dhe të investoni më shumë vlerë në marrëdhënien, gjithëçka do të bëni më shumë dhe më mirë se sa në të kaluarën. Mos harroni, nëse ndonjëherë dikush gabon dhe bie në këtë situatë; ndërpreni marrdhënien me partnerin tuaj dhe mos shtoni dhimbje dhe mashtrime.
# 6. Afera e “të qenit i/e detyruar”
Kjo nuk është e zakonshme, por kjo ndodh tek disa njerëz. Kjo ndodh kur frika e mbizotëron personin, duke e bërë ta ndjekë çdo dëshirë të partnerit që vetëm ai të jetë i kënaqur me çdo kusht; vetëm për shkak se partneri e kërkon miratimin dhe dashurinë e tij në mënyrë që t’ia kthej sado pak dashurinë. Kjo është një imponim i detyrueshëm, ju jeni duke ja grabitur lumturinë vetës suaj dhe kjo mund të jetë abuzive. Ruaje veten nga ky lloj I marrëdhënies dhe gjej për veten një më të mirë.
Le të ndalemi për pak kohë dhe të përpiqemi për të kërkuar mënyra për ta përmirësuar veten tone si partner. Filloni nga gjëra të vogla si hapja derës së makinës për të, dërgoni lule ose kalojnë kohë më tepër me të dashurit tuaj pa ndonjë shqetësuar nga diçka tjetër.
Kumti.com
Të gjitha të drejtat e rezervuara.