Njohësi i çështjeve Kushtetuese Mazllum Baraliu, po e sheh si lojë politike dhe jo serioze, aneks marrëveshjen e arritur javën e kaluar ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez Filip Vujanoviq, për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas Baraliut, aneks marrëveshja e nënshkruar në nivel presidentësh ka për qëllim që t’i fus në lojë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të mbështesin miratimin e marrëveshjes për demarkacion ndërmjet këtyre dy shteteve.“Ajo marrëveshje është e quditshme sidomos nga Mali i Zi i cili është I njohur për jurist të mirë, e që në fakt në disa vende shkruan deklaratë dhe në fund përmendet aneks marrëveshje.
Kjo vetëvetiu tregon se është një lojë politike dhe që është diçka jo serioze për të future në lojë edhe çështjen e miratimit të asaj marrëveshje.
Po ashtu në gjuhën angleze ka një nen më shumë, pra është tjetër tekst krahasuar me atë në gjuhën shqipe dhe atë në gjuhën malazeze”, tha ai për “Gazeta Blic”.
Ndërkaq i pyetur lidhur me kërkesën e kryeministrit Haradinaj, që kjo aneks marrëveshje të futet në në një dokument me marrëveshjen dhe Ligjin për ratifikimin e demarkacionit, Baraliu ka thënë se nuk mund të një gjë e tillë, pasi që sipas tij deklarata e presidentëve nuk është dokument juridik “e aq më pak dokument obligativ ndërkombëtar me efekt veprimi”, siç është shprehur ai.
“Marrëveshja nuk lëvizë, deklarata nuk mund të përfshihet në marrëveshje. Marrëveshja është e paprekshme. Në deklarata thuhet se marrëveshja e nënshkruar në Vjenë nuk ndryshon, po ashtu në deklaratë thuhet se marrëveshja duhet të respektohet”, ka thënë Baraliu.
Më tej, ai ka shtuar se versioni aktual i marrëveshjes është dashur të rishqyrtohet nga komisione te të dyja shteteve, Kosovë – Mali i Zi, e pastaj të procedohet në Kuvend.“Ajo marrëveshje ish dashtë të rishikohet nga një komision nga Kosova dhe një nga Mali i Zi e më pas të dërgohet në Kuvend, e jo një deklartë e cila nuk ka fuqi juridike të shkojë në Kuvend të miratohet ajo marrëveshje që është nënshkruar. Kjo është një lojë dhe aspak serioze për të mos thënë mashtruese”, tha në fund ai.Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka qenë kundër marrëveshjes aktuale, ka përshëndetur deklaratën e arritur në mes Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare.Në një postim në Facebook, kryeministri Haradinaj ka shkruar se “është i lumtur që u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”.Me këtë deklaratë, ka thënë ai, “Kosova përfundon obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”.