Marshim kundër abortit në SHBA

Pasi ka marrë pjesë në aktivitetin tradicional në SHBA “Marshimi i Jetës” dhe i cili këtë vit është mbajtur për të 44-ën herë, Pence ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar pjesëmarrësve

Zv/presidenti amerikan, Mike Pence, ka deklaruar se SHBA-ja ka një president që është kundër abortit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi ka marrë pjesë në aktivitetin tradicional në SHBA “Marshimi i Jetës” dhe i cili këtë vit është mbajtur për të 44-ën herë, Pence ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar pjesëmarrësve.

Në fjalimin e tij të mbajtur para Monumentit të Washingtonit duke vënë theksin në nenin e parë të Deklaratës së Lirisë të SHBA-ve, Pence është shprehur se “Kjo nuk është një rastësi. Në nenin e parë të Deklaratës përmendet e drejta e jetës. Kjo është një e drejtë e dhënë nga Zoti; nuk është dhuratë apo zgjedhje.”

Duke tërhequr vëmendjen se në Shtëpinë e Bardhë përsëri pas 8 vitesh ka ardhur një president nga Partia Republikane, Pence tha se “Tashmë SHBA-ja ka një president që është kundër abortit.”

Pence është zv/presidenti i parë që marr pjesë në marshimin kundër abortit i cili mbahet çdo vit në SHBA. Më parë në këtë marshin kanë marrë pjesë nëpërmjet telekonferencës duke iu drejtuar pjesëmarrësve edhe ish-presidentët Ronald Reagan dhe George Bush.

Pas fjalimit të Pence dhjetëra mijëra persona kanë marshuar në bulevardet kryesore në Washington, duke brohoritur me slogane kundër abortit.

Artikulli paraprakMeksikanët bojkotojnë kompanitë amerikane
Artikulli vijuesArabia Saudite, lidere botërore në prodhimin e naftës