Evropë: Kishat, me të madhe po shndërrohen në xhami

Kisha e Saint-Eloi në rajonin francez të Vierzon do të bëhet së shpejti një xhami.

Dioqeza e Bourges ka vënë në shitje kishën dhe një organizatë muslimane,”Shoqata e Marokenëve” ka bërë ofertën më të mirë për blerjen e saj.Kisha e Saint-Eloi është e vendosur në një zonë të banuar nga turqit dhe marokenët. Nga 27.000 banorë që jetojnë në qytetin e Vierzon, vetëm 300 prej tyre vizitojnë kishën një herë në javë.

Në dekadën e kaluar, peshkopët katolikë francezë, formalisht kanë mbyllur më shumë se 60 kisha, shumë prej të cilave janë të destinuara për t’u bërë xhami, hulumtim ky i kryer nga gazeta La Croix

Sipas një raporti të fundit të Qendrës për hulumtime të SHBA-ve (US Pew Center) , Islami tashmë është “feja me rritje më të shpejt në Europë”, ku numri i muslimanëve është trefishuar gjatë 30 viteve të fundit. Një e treta e të gjithë fëmijëve Evropian do të lindin në familjet muslimane deri në vitin 2025.

Për të kuptuar këtë proces historik, duhet për të parë numrin e kishave të konvertuara në xhami.

Në Holandë, më shumë se 250 ndërtesa ku katolikët, luteranët dhe calvinistët janë lutur për shekuj me radhë, kanë ndryshuar pronarët. Ashtu sikur xhamia Fatih Camii në Amsterdam, e cila dikur ishte një kishë katolike. Ose kisha e S. Vincentius, e cila ishte vënë në shitje së bashku me stola, me kryqe dhe llambadarë. Sot, më shumë se gjysma e popullsisë holandeze është “buitenkerkelijk”, që do të thotë pa përkatësi fetare, ndërsa numri i katolikëve ka rënë për 70%.

4,400 ndërtesa të kishave mbeten në Holandë. Çdo javë, dy prej tyre mbyllin dyert e tyre përgjithmonë. Një sinagogë në Hagë u kthye në xhaminë al Aksa.

Islami tani konsiderohet si feja më e praktikuar në Holandë.
Në Duisburg, Gjermani, janë mbyllur gjashtë kisha katolike. Në Marxloh, vetmja kishë që mbijetoi më gjatë është ajo e Shën Pjetrit dhe Palit, e cila u mbyll në fund të vitit 2012. Në Gjermani janë mbyllur 400 kisha.

Komuna e Antwerp në Belgjikë, propozoi që të transferohen kishat bosh në xhami. Por të përmendin një rast, kishat suedeze të Shën Olfos janë përdorur nga ana e myslimanëve. Xhamia kryesore në Dublin është një ish kishë Presbyteriane.
Skandinavia jeton të njëjtën dukuri.

Në Angli janë mbyllur 10 000 kisha nga viti 1960, deri në vitin 2020 do të mbyllen edhe 4 000 kisha tjera, ndërsa është parashikuar që të hapen mbi 1 700 xhami të reja.
Shtatë emrat më të përdorur për fëmijët në Bruksel janë Muhamed, Adam, Rajan, Ajoub, Mehdi, Emine dhe Hamza./poalb/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli kërkon kthimin e ambasadorit të tij në Turqi
Artikulli vijuesTurqi: Inaugurohet tuneli nënujor në Bosfor