Ushtarakët e regjimit sionist kanë qëlluar me plumb dhe kanë martirizuar një të ri palestinez në Bregun Perëndimor.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran duke cituar autoritetet palestineze njoftoi se ky i ri palestinez 21 vjeçar është martirizuar gjatë përleshjeve të ditës së martë mes palestinezeve dhe ushtarakëve sionistë në kohën kur ishte duke lëshuar gur në drejtim të ushtarëve sionistë.
Vlen të theksohet se që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Bejtul-Mokades në tetor të vitit 2015, e deri më tani ushtria sioniste ka martirizuar mbi 150 palestinezë dhe ka plagosur ose arrestuar me qindra palestinezë të tjerë.