Masakër në Serbi, plaku vret 13 persona,përfshirë një fëmijë

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se një burrë ka vrarë 13 persona në një fshat pranë Beogradit.

Zëdhënësja e shërbimeve emergjente në këtë vend, Nada Macura, ka thënë se 60-vjeçari ka qëlluar për vdekje gjashtë burra, gjashtë gra dhe një fëmijë në fshatin Velika Ivanca – rreth 50 kilometra në juglindje të kryeqytetit.

Macura ka thënë se i dyshuari për vrasje, i identifikuar vetëm si Lubisha B., ka bërë përpjekje të vrasë edhe veten dhe gruan e tij.

Të dy ata janë ende të gjallë, por me plagë të rënda.

Motivi për të shtënat nuk ka qenë menjëherë i qartë. Autoritetet kanë konfirmuar se viktimat janë gjetur të vrara në dy shtëpi, por nuk kanë dhënë detaje të tjera./BS/kohaislame

Artikulli paraprak20 të vrarë në përleshjet e sotshme në Siri
Artikulli vijuesMjekra mbron nga dhimbja e fytit dhe kanceri i lëkurës, por ngadalëson edhe plakjen