Masakër në Siri, rreth 100 viktima

Forcat shtetërore dhe milicitë besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad sulmuan fshatin bregdetar të Baidas të enjten, duke vrarë të paktën 100 njerëz, përfshirë gratë dhe fëmijët. Lajmin e bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi i monitorimit tha se numri përfundimtar i të vdekurve mund të tejkalojë 100. Shumë prej të vrarëve u panë të ekzekutuar nga të shtënat ose thikat, njofton Obstervatori.
Pak orë më parë, trupat çlirimtare kishin sulmuar një autobus të mbushur me milicët e Assadit, të njohur si “shabbiha”, duke vrarë të paktën gjashtë vetë dhe duke plagosur 20 të tjerë. Në përgjigje ndaj këtij sulmi, forcat qeveritare dhe shabbihat rrethuan fshatërat Baida dhe Magreb aty pranë.
Kryengritja dyvjeçare kundër katër dekadave të sundimit të familjes Asad ka qenë i udhëhequr nga shumica sunite muslimane e Sirisë, dhe masakrat ndaj sunitëve janë bërë gjithnjë e më e zakonshme për konfliktin që ka vrarë më shumë se 70.000 njerëz.
Luftëtarët dhe aktivistët thanë se forcat pro-Asad kishin rimarrë qarkun qendror të Homsit të enjten, e që ishte kyqi i rezistencës çlirimtare. Observatori tha se sulmi kishte qenë i mbështetur nga koordinatorët e Hezbollahut iranianë dhe libanezë.
Homs shtrihet në rrugën kryesore që lidh krahinën e Damaskut me bregdetin e vendit, rajon ky që dominohet nga pakica Alevite.
Ndërkohë Ushtria e Lirë siriane ka dhënë apel ndaj të gjithë luftëtarëve në terren se “Nëse nuk bashkohen nën një flamur, regjimi ka për ti mposhtur, një brigadë pas tjetrës.”mszh/kohaislame

Artikulli paraprakObama: Nuk dërgojmë trupa në Siri
Artikulli vijuesGoogle njeh Palestinën