Siri, rrëzohet helikopteri qeveritar (Video)

Një video amatore e postuar në internet tregon rrëzimin e një helikopteri të ushtrisë siriane nga kryengritësit në zonën e Gutas Lindore, pranë Damaskut.
Video tregon flakët që kanë përfshirë helikopterin dhe trupat e ushtarëve të vrarë.

Agjensia e Lajmeve “Reuters” nuk mund të verifikojë përmbajtjen e këtyre pamjeve që u siguruan nga një faqe interneti, transmeton TCH.

Kryengritja e nisur marsin e vitit të kaluar në Siri, kundër regjimit të Bashar Al-Assadit, numëron sot sipas aktivistëve mbi 38 mijë viktima.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/V2BpTDWcdQI” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakErdogan – Herët ose vonë Izraeli do të japë llogari për palestinezët
Artikulli vijuesPengPod, tableti i vërtetë Linux që kushton 120 $