Mashkulli nuk është standardi

Mashkulli nuk është standardi

Ajo që ne shpesh harrojmë, është se Zoti e ka nderuar femrën duke i dhënë asaj vlerë në relacion me Zotin – e jo në relacion me mashkullin. Por, pasi që feminizmi perëndimorë e “largon” Zotin nga skena, s’ka ngelë standard tjetër përpos mashkullit. Si rezultat i kësaj, femra perëndimore është detyruar që ta gjejë vlerën e saj në relacion me mashkullin. Me një veprim të tillë, ajo e ka pranuar supozimin se është me të meta. Ajo ka pranuar se mashkulli është standardi, kështu që gruaja asnjëherë nuk mundet të jetë një qenie njerëzore e kompletuar përderisa nuk bëhet e njëjtë me mashkullin – që është standardi! Kur mashkulli i shkurtoi flokët, edhe ajo deshi që t’i shkurtojë ato. Kur mashkulli u anëtarësua në ushtri, ajo deshi të anëtarësohej në ushtri, e kështu me radhë.

Ajo çka ajo nuk kuptoi ishte se Zoti i ka vlerësuar të dytë, edhe mashkullin edhe femrën në dallueshmërinë e tyre, jo në ngjashmërinë e tyre.

Për 1400 vite, ka një konsensus (ixhma) në mesin e dijetarëve, se mashkulli është ai që e udhëheqë namazin (në rast kur në xhemat ka edhe meshkuj edhe femra, kurse në rastin kur në xhemat ka vetëm femra atëherë mund të bëhet një grua imam, mirëpo qëndron në saf, nuk del para sh.p.). Si një grua muslimane pyes çfarë lidhje ka kjo gjë? Ai i cili e udhëheq namazin nuk do të thotë se është shpirtërisht më superior në asnjë mënyrë. Një gjë nuk është më e mirë, thjeshtë vetëm pse mashkulli e vepron atë. E udhëheqja e namazit nuk është më e mirë, thjeshtë vetëm pse është udhëheqje. Nëse do të ishte një rol që femra duhet ta kryej, apo nëse do të ishte diçka e rëndësishme që ajo ta kryej, atëherë pse Pejgamberi, sal-lallahu ajehi ve sel-lem, nuk i tha Aishes, radijallahu anha, apo Fatimes, radijallahu anha, ta udhëheqin namazin, kur ato dyja ishin gratë më të mira? Këta gra ishin të përgëzuara me Xhennet, mirëpo asnjëherë nuk udhëhoqën namazin me xhemat.

Mirëpo tani, për herë të parë, pas 1400 viteve, ne e shikojmë se mashkulli e udhëheq namazin dhe themi “Kjo është e padrejtë”. Ne mendojmë kështu, edhe pse Zoti nuk i ka dhënë asnjë privilegj atij që udhëheq. Imami nuk është më i madh në sytë e Zotit, se ai që falet pas tij. Në anën tjetër, vetëm gruaja mund të bëhet nënë. Dhe Krijuesi i ka dhënë privilegj special një nëne. Pejgamberi, sal-lallahu ajehi ve sel-lem, na ka mësuar se Xhenneti është nën këmbët e nënës. (hadithi në këtë version është i dobët, shih, Albani, daifulxhamiissagir nr.2666. sh.r.) Por, pa marrë parasysh se çka bën mashkulli, ai asnjëherë nuk mund të bëhet nënë. E pse kjo nuk është e padrejtë?

Kur u pyet se kush e meriton sjelljen më të mirë, Pejgamberi, sal-lallahu ajehi ve sel-lem, u përgjigj “nëna jote” tri herë, para se të thotë “babai yt” të katërtën herë. (hadithi është sahih, shih, Albani, sahihulxhamiissagir nr.5971. sh.r.) A nuk është kjo privilegjim i një gjinie? اka do që të bëj mashkulli, ai asnjëherë nuk mund ta arrijë statusin e nënës.

Dhe përsëri edhe atëherë kur Zoti na nderon neve me një gjë të posaçme për femrën, ne jemi shumë të angazhuara për ta vlerësuar veten tonë duke iu referuar mashkullit. Edhe ne gjithashtu e kemi pranuar se mashkulli është standardi; kështu që çdo gjë që është e posaçme për femrën, është inferiore. Të jesh e ndijshme është fyerje, e të jesh nënë është degradim!

Kur ne ta pranojmë se çdo gjë që bën mashkulli është më e mirë, ajo që pason është reaksioni: nëse mashkulli e ka atë, edhe ne dëshirojmë ta kemi. Nëse mashkulli falet para rreshtave, në supozojmë se kjo është më e mirë, kështu që edhe ne duam të falemi para rreshtave (të bëhemi imam). Nëse mashkulli e udhëheq namazin, ne supozojmë se imami është më afër Zotit, kështu që edhe ne duam ta udhëheqim namazin. Diku mes rreshtave, ne e kemi pranuar nocionin se ta kesh pozitën e udhëheqjes botërore është një indikacion i pozitës sonë te All-llahu.

Një femër muslimane nuk ka nevojë ta degradojë veten e saj në një mënyrë të tillë. Ajo e ka Zotin që ta vlerësojë, nuk i duhet mashkulli për këte.

Në fakt, në kryqëzatën (në kuptimin fushatë insistuese sh.r.) tonë për ta pasuar mashkullin, ne, si femra, asnjëherë nuk u ndalëm që ta analizojmë se ajo që e kemi është më e mirë për ne. Në disa raste, ne e lamë atë që është më superiore, vetëm e vetëm që të bëhemi si mashkulli.

Para 50 viteve, ne e pamë mashkullin se si largohet nga shtëpia për të punuar në fabrikë. Ne ishim nëna. Dhe përsëri, ne e pamë mashkullin duke vepruar ashtu, kështu që edhe ne deshëm ta bëjmë të njëjtën gjë. Në një mënyrë, ne e konsideruam si çlirim të gruas, që ajo të heq dorë nga rritja dhe kujdesia për një qenie njerëzore (fëmiun e saj), vetëm e vetëm që të punoj me makinerinë e fabrikave. Ne e pranuam se punimi në fabrikë është më superior se kujdesia për qelizën e shoqërisë – vetëm pse mashkulli ashtu vepronte.

Pastaj pas punësimit, pritej që ne të jemi supernjeri – nënë perfekt, bashkëshorte perfekt, amvise perfekt, dhe njëkohësisht të kemi një karrierë perfekt. Përderisa nuk ka asgjë të keqe, sipas definicionit, për një grua që ajo të ketë karrierë, ne pas një kohe realizuam se çka duhej të sakrifikojmë si rezultat i pasimit të verbër që i bënim meshkujve. Ne shikuam se si fëmijët tanë u bënë të huaj për ne, dhe kështu e kuptuam se prej çfarë privilegji kemi hequr dorë.

Dhe vetëm tani – kur iu dha shansi – femrat në perëndim janë duke zgjedhur që të rrinë në shtëpi për t’i rritur fëmijët e tyre. Sipas Departamentit të Agrikulturës të Sh.B.A. – ve, vetëm 31% e nënave që kanë nga një fëmijë, dhe 18% e nënave me dy apo më shumë fëmijë, punojnë me orar të plotë. Dhe prej këtyre nënave punëtore, një studim i bërë nga gazeta “Parenting” në vitin 2000, tregon se 93% e tyre thonë se ato parapëlqejnë të jenë në shtëpi me fëmijët e tyre, por janë të obliguara të punojnë për shkak të “obligimeve financiare”. Këto “obligime” u janë imponuar femrave si rezultat i “barazisë” gjinore në perëndim, dhe si rezultat i largimit nga “dallueshmëria” e femrës, gjë që na e mëson islami (sepse në islam burri i ka “obligimet financiare” e jo gruaja sh.p.).

Gruas perëndimore iu desh një shekull eksperimentimi që ta kuptoj privilegjin që iu dha gruas muslimane para 1400 vitesh.

Duke u larguar nga privilegji im si grua, unë vetëm e degradoj veten time duke u munduar të jem diçka që nuk jam, dhe me gjithë respekt, nuk dua të jem. Si femra, ne asnjëherë nuk do të mund të çlirohemi, derisa nuk ndalemi së imituari verbërisht mashkullin, si dhe derisa nuk e kuptojmë bukurinë në dallueshmërinë tonë, të cilën dallueshmëri na e ka dhënë Zoti.

Nëse më jepet shansi të zgjedh në mes udhëheqjes botërore dhe Xhennetit nën këmbët e mia, unë e zgjedh Xhennetin.

www.albislam.com

Artikulli paraprakSekularizmi dhe vlerat morale
Artikulli vijuesSi përfitohen zemrat e njerëzve?