MASHT e shpalli të suksesshëm Testin e Maturës, me gjithë kopjimet e parregullësitë

Sikurse vjet, edhe këtë viti, maturantët kanë gjetur forma të sofistikuara për të kopjuar. Madje, disa prej tyre edhe kanë nxjerrë testin në publik, duke postuar në Facebook. Pavarësisht kësaj, Ministria e ka shpallur të suksesshëm Testin e Maturës.
 
Ka përfunduar pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore, të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 33 mijë maturantë në gjithë vendin.
 
Ministria e Arsimit, sipas informative të pranuara nga administruesit dhe mbikëqyrësit e angazhuar, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, vlerëson se procesi i Provimit të Maturës Shtetërore ka përfunduar në përgjithësi me sukses, dhe është dëshmuar gatishmëri më e lartë te nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin e administrimit për organizimin dhe mbarëvajtjen e suksesshme të Provimit të Maturës Shtetërore.
 
“MAShT, po ashtu, ka përcjellë rastet e disa parregullsive të raportuara dhe tani do të pret raportet zyrtare nga administruesit dhe mbikëqyrësit e angazhuar dhe mbi bazën e raporteve të pranuara do të vlerësohet procesi i organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore, duke marrë edhe masa konkrete për çdo shkelje eventuale të dëshmuar”, thuhet në komunikatën e MAShT-it.
 
Ndërkohë, parregullsi janë shfaqur edhe në këtë test. Një faqe në Facebook u ka shërbyer nxënësve që të pyesin të tjerët jashtë klasëve ku po mbahej testi për përgjigjet e sakta të pyetjeve, ani pse aty kinse fillimisht u janë mbledhur telefonat.
Artikulli paraprakKërcënimet e ISIS-it!
Artikulli vijuesKina kopjuesit i kontrollon me dronë në provimet pranuese