Ndihmon të gjithë në nevojë, por cila është paga e Halil Kastratit

Humanisti, Halil Kastrati ka treguar se a paguhet në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën ai i ndihmon familjet në nevojë.

Kastrati në emisionin Oxygen ka thënë se ai ka një rrogë mirëpo atë nuk e merr çdo muaj pasi që merr shumë dhurata.

“Kemi donator enkas që na mbajnë neve si staf që merren. Secilin prej neve ka një rrogë duke më përfshirë edhe mua”, është shprehur Kastrati.

Kastrati ka thënë se “qe një vjet nuk marr rrogë për arsye se kam shumë dhurata dhe kam thënë që pasi që unë marr dhurata roga të shkon për familjet”.

Kastrati ka thënë se është shumë transparent me punën që e bënë. Ai ka thënë se nëse çdo person dyshon në humanitetin e tij le të shkojnë tek prokurori.

Kastrati ka thënë se çdo ditë listat e donatorëve publikohet për ndihmat që ata i japin.

Artikulli paraprakShahini: Ministritë do të financojnë universitetet
Artikulli vijuesReal Madrid hidhet në sulm për yllin e Man. City