Maturantët serb thirrje vrasëse antishqiptare

0
134

Maturantë serb të shkollës ajrore në Beograd kanë shfaqur thirrjet dhe urrejtjen e tyre antishqiptare përmes thirrjeve dhe parullave vrasëse në festimet e mbrëmjeve të maturës në rrugët e kryeqendrës serbe.

Thirrjet “Vrite, therr, që shqiptari të mos ekzistojë” kanë kumbuar rrugëve në pjesën qendrore të Beograd, ndërsa janë dëgjuar edhe thirrje të tjera raciste, këngë për Kosovën dhe në mbrojtje të kriminelëve serb si këngët për Ratko Mladiq.

Serbët e rinj të tërbuar kanë qenë nën vrojtimin e policisë, për shkak se shumica e turistëve dhe qytetarëve ishin frikësuar nga sjellja e tyre dhe kërcënimi i rendit dhe sigurisë. (INA/kohaislame