Mbi 150 të vdekur në aksident ajror në Lagos

Nigeri, një avion pasagjerësh është rrëzuar në qytetin Lagos bëjnë të ditur autoritetet vendase.
Avioni i kompanisë ajrore “Dana Air Flight”, i cili udhëtonte me 150 pasagjerë në bord, është përplasur mbi disa ndërtesa në momentin e uljes.

Autoritet vendase nuk besojnë se ndokush nga 150 pasagjerët mund t’i ketë mbijetuar rënies.
Dëshimtarët tregojnë se avioni u përplas fillimisht me një ndërtesë dy katëshe dhe më pas u përfshi nga flakët
Bëhet e ditur se përplasja ndodhi në një lagje afër aeroportit.
Nigeria, si shumë vende të tjera afrikane ka një sistem ajror sigurie të varfër, ndërsa disa përpjekje janë bërë për të rregulluar dicka që nga katastrofa ajrore në 2005-ën./BS/kohaislame

Artikulli paraprakMaturantët serb thirrje vrasëse antishqiptare
Artikulli vijuesBizelet pastrojnë kolesterolin e keq në gjak