Mavraj flet për Canën: Jemi më shumë se asnjëherë vëllezër

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mergim Mavraj ka reaguar pas deklaratës së tij që ka ngritur debat, kur ka treguar për komunikimin ndërmjet tij dhe Canës me rastin e pranimit të golit të dytë, që sipas tij kapiteni i Shqipërisë i kishte thënë të lejonte që të kalonte topi, për ta shfrytëzuar këtë gabim më pas kundërshtarët.

Këtë reagim ai e ka postuar në rrjetin social Facebook, duke thënë se me Canën” jemi më shumë se asnjëherë vëllezër”.

“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë ‘xixa’ mes nesh, por as mes askujt në këtë familje të madhe. Do doja që në të njëjtin nivel me këtë ekip kombëtar të jenë dhe gazetarët që shkruajnë për të. Gabuam sepse nuk jemi të pagabueshëm, çdo fitore na gëzon edhe çdo pësim na mëson. Më shumë se asnjëherë vëllezër”, ka shkruar Mavraj në Facebook.

Artikulli paraprakSHBA, arkeologët gërmojnë shtëpinë e fëmijërisë së Malkom X
Artikulli vijuesRasti Monstra, familjarët: Presim që Janeva ta dëshmojë pafajësinë e të akuzuarve