DAESH-i ekzekuton gazetaren siriane për shkak se raportonte nga Raqqa

Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar gazetarën e parë siriane, e cila ka raportuar brenda territorit sirian.

Sipas organizatës siriane për gazetari, ekzekutimi i Ruqia Hassan, konsiderohet të jetë ekzekutimi i pestë ndaj gazetarëve sirianë që nga muaji tetor, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Blic.

Gazetarja Ruqia Hassan, në mediat sociale ishte me pseudonimin Nisan Ibrahim, ka qenë reportere dhe aktiviste e Raqqa is Being Slaughtered Silently (RBSS), grup që promovon të drejtat e njerëve në Siri.

Abu Mohammed, themeluesi i RBSS, ka shkruar në Tëitter të shtunën se fjalët e fundit të gazetares kanë qenë : “ Jam në Raqqa dhe kam pranuar kërcënime me vdekje, dhe kur ISIS-i të më vrasin dhe të ma këpusin kokën, unë do të kem dinjtet gjë që është më e rëndësishme sesa të jetoj me poshtërimin e ISIS-it”.

Artikulli paraprakGormez: Muslimanët zhdukin me duart e tyre dinjitetin
Artikulli vijuesMinistri rus: Jemi të varur nga Turqia