Ai nuk është vetëm një futbollist cilësor, por edhe një besimtar i devotshëm dhe njeri human. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka qenë i pranishëm sot në faljen e Fiter Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Mavraj e ka treguar gjithmonë që është një besimtar i devotshëm mysliman. Gjatë ditës së sotme Mavraj ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku shkruan, “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”. –