Libi, arrestime për sulmin mbi ambasadën

Autoritetet libiane kanë kryer disa arrestime në lidhje me sulmin mbi konsullatën amerikane në Bengazi, në të cilën mbeti i vrarë ambasadori.

Kryeministri i ri libian, Mustafa Abu Shaqur tha për BBC-në se hetimi është duke bërë progres.

Sulmi ndodhi të martën gjatë protestave mbi një film të prodhimit amerikan që tallet dhe ofendon pejgamberin, Muhamedin alejhi selam.

Protesta të ngjashme janë përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut ndërsa trazira të mëtejshme priten të premten.

Zyrtarët amerikanë dhe libianë, në Bengazi, po hetojnë mundësinë nëse militantët e armatosur përdorën protestën si pretekst për një sulm të koordinuar apo jo.

Zyrtarët libianë thonë se janë duke marrë në pyetje të arrestuar me dyshimin nëse e kanë nxitur qëllimisht sulmin.

Nga sulmi katër anëtarë të stafit të ambasadës mbetën vdekur, duke përfshirë edhe ambasadorin Chris Stevens./tch/kohaislame

Artikulli paraprakPDK-ja dhe AAK-ja në një linjë për presidentin
Artikulli vijuesRisitë e “iPhone 5”