Mavraj, vizitë në një kamp refugjatësh në Gjermani

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka qenë sot për një vizitë në një kamp refugjatësh në Gjermani, ku është takuar me disa fëmijë.

Futbollisti i Këlnit i ka ofruar refugjatëve të vegjël përkujdesje dhe dashuri, ashtu siç shkruan dhe vetë Mavraj në një status në “Facebook” të shoqëruar me disa foto.

“Unë jam refugjat!!! Sot për vizitë në një kamp refugjatësh. Ata meritojnë përkujdesje dhe dashuri. I lumtur që sapo pak kohë u argëtova duke luajtur futboll me këta fëmijë të mrekullueshëm të cilët nuk e meritojnë aspak këtë situatë”, – thotë Mavraj.

4 5 1 3

Artikulli paraprakAmbasadori francez, mbështet futjen e lëndës së besimit fetar në shkolla
Artikulli vijuesNëse me të vërtet dëshironi të dini çfarë njeriu është, bëji këtë pyetje