Presidenca shkel premtimet ndaj të mbijetuarve të Restelicës

Asokohe, kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga kishte thënë se presidenca do të ndante 10 mijë euro për familjet e përfshira në këtë fatkeqësi, por këto para nuk u dhanë asnjëherë.

Të mbijetuarës së vetme të tragjedisë së Restelicës, Amsera Reka i ishin dhënë shumë premtime nga institucionet e vendit.
Asokohe, kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga kishte thënë se presidenca do të ndante 10 mijë euro për familjet e përfshira në këtë fatkeqësi, por këto para nuk u dhanë asnjëherë.
Familjari kujdestar i Amserës është gjyshi i saj, Kamber Pali. Ai ka thënë se Amsera ende nuk ka marrë asgjë nga Presidenca e as nga institucionet e tjera që kishin dhënë premtime të ngjashme.
Amsera është e mbijetuara e vetme nga tragjedia, kur 10 anëtarë të familjes së saj humbën jetën nga orteku i borës që goditi shtëpinë e tyre në fshatin malor të Restelicës në Sharr..mszh/kohaislame

Artikulli paraprakAkuza të tjera për Mursin
Artikulli vijuesNjë hotel në Turqi, i cili nuk shërben pije alkoolike, ka fituar çmimin hoteli më i mirë në Evropë