Deklaratat bombastike të ministrit të brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni në lidhjen me terrorizmin dhe situata politike aktuale në Kosovë, bënë që myslimanët e Kosovës të kenë frikë. Frikë se ky shtet e përdor fenë si një kondom, për të qetësuar zërat revolucionar që po gufojnë gjithandej duke nxjerr mllefin e mbushur me vite, ku varfëria ka arritur ekstremin dhe ku jeta në Kosovë për çdo ditë e më shumë po bëhet më e papërballueshme, viktimë e kësaj krize përsëri do të jenë myslimanët e gjorë, që të vetmin “mëkat” që bëjnë është se janë të ndershëm!
Protesta e paralajmëruar nga opozita më 28 nëntor dhe deklaratat që mos dilni vendeve ku ka shumë njerëz për arsye se mund të ketë ndonjë sulm vetëvrasës. Kjo krejt për të frikësuar njerëzit e gjorë, që të lodhur nga kjo politikë famëkeqe protestën e shohin si të vetmen formë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Arrestimet e shtatorit të kaluar, ku rezultuan me lirime nga akuza bazë pse ata u arrestuan ndërsa në anën tjetër myslimanët, njerëz të butë që edhe kur iu bëhet padrejtësi heshtin, pse vallë mos ti arrestojmë se këto nuk flasin edhe nëse “ua shtinë gishtin në sy”.
Kosova dhe Shqipëria, sipas analistëve nuk është e rrezikuar nga terroristët, ngase është arenë pa ndikim global. Dhe tjetra duke ditur numrin e madh të myslimanëve që jetojnë në këto troje, krejt terrori mund të bëhet nga dikush që është armik i myslimanëve e aspak nga ata që janë myslimanë.
Një pyetje që shpesh duhet tia parashtrojmë vetes është se çfarë do të shkatërrojnë terroristët në këto vend? Këto vende që janë të izoluar, që nuk ka zhvillim ekonomik, që nuk kanë arsim kualitativ, që kanë një shëndetësi që nuk ka ku shkon më keq. Më duket se terroristët i kemi brenda, të veshur me kravata që për çdo ditë na terrorizojnë me parakalimet spektakulare, me mediat e tyre duke na servirur probleme që nuk janë reale të kosovarëve dhe shqiptarëve të gjorë dhe me një politikë antikombëtare dhe shkatërruese për këtë gjeneratë dhe brezat e tjerë fatkeqësisht. /KohaIslame
You Might also Like
Krijesa e çuditshme shfaqet e ngordhur në brigjet e Rio de Zhaniero,
Një biolog, Rafael Carvalho, tha të mërkurën se balena duket se ka qenë e vdekur…
By
1 Min Read
Kanada, i vihet zjarri xhamisë në Toronto
Policia kanadeze njoftoi se sulmues të panjohur i vunë zjarrin një xhamie në Toronto dhe…
By
2 Min Read
Për herë të parë nuk kishte namaz të xhumasë në Halep
Gjatë javës së fundit, dhuna e shkallëzuar shkaktoi vrasjen e më shumë se 263 civilë.…
By
1 Min Read
Gjuriq: Kosova do të bëhet si Shumadija
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë në një…
By
1 Min Read
Si mos të radikalizohen shqiptarët?
Leutrim Gruda, kandidat në PhD për Mekatronikës ka shkruar një status që mban disa të…
By
3 Min Read
Për dhjetë vjet, qytetarët kanë paguar 280 milionë euro rrymë të pashpenzuar
Nga vitit 2012 e deri më tani konsumatorët në pjesë të tjera të vendit kanë…
By
6 Min Read
