MBESIN PA PARE

Ende pa përfunduar viti, kabineti i Kryeministrit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, Hashim Thaçi, ka mbetur pa para për mallra dhe shërbime.

Për t’i mbuluar shpenzimet për dreka, darka e udhëtime zyrtare, në fillim të tetorit është dashur të marrin para shtesë nga rezervat buxhetore. Shuma e ndarë është hiq më pak se 300 mijë euro.

I shpenzuan deri në centin e fundit. E tash gati tre muaj pa përfunduar viti kabineti i Kryeministrit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, Hashim Thaçi, ka mbetur pa para të dedikuara për mallra dhe shërbime.

Për t’i mbuluar shpenzimet për dreka, darka e udhëtime zyrtare në fillim të tetorit është dashur të marrin para shtesë nga rezervat buxhetore.

E atë jo më pak se 300 mijë euro. Prej tyre, 200 mijë për kabinet e 100 mijë tjera për zyrën e shefit të ekzekutivit.

Krejt kjo sherri i shpenzimeve të paparashikuara që i kanë bërë zyrtarët e lartë të institucioneve kohëve të fundit.

Se i kanë shpenzuar të gjithë 2.7 milionë eurot e parapara qysh në fillim të vitit fiskal për këtë kategori e pranojnë edhe në Kryeministri.

Në përgjigjet e dhëna Gazetës Express të nënshkruara nga Arben Lala, Shef i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në këtë institucion, thuhet e se më datë 20.09.2012 ZKM-ja i ka bërë kërkesë Qeverisë për lejimin e mjeteve shtesë për buxhetin e vitin 2012 dhe atë për Kodin Buxhetor 10700 (për Kabinet) dhe Kodin Buxhetor 10600 (për Zyre të Kryeministrit).

Kjo kërkesë është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 10 tetor, me të cilën njëherësh u është aprovuar edhe shuma e kërkuar.

Në vendimin të cilin e posedon Express shkruan se paratë e dedikuara për kabinet do të merren nga rezerva buxhetore e qeverisë, që është paraparë për shpenzime të paparashikuara.

“… kërkesa e ZKM-së ka qenë e bazuar në aktivitetet e shumta të stafit të ZKM-së gjatë këtij viti si dhe ndryshimit të strukturës organizative të ZKM-se. Prandaj, meqë buxheti për mallra dhe shërbime nuk ka pas ngritje nga vitet e kaluara dhe njëherësh duke mos dashur të hyjmë në obligime financiare pa mbulesë, kemi bërë kërkesë për buxhetin shtesë në fjalë”, përgjigjet Lala.

Ai nuk jep shpjegime se kush nga kabineti i kryeministrit është shpenzuesi më i madh i parave publike.

Gazeta merr vesh se pjesa më e madhe e parave janë shpenzuar në organizimin me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe disa shpenzime tjera të paparashikuara.

Në bazë të të dhënave të raportuara për shpenzime mujore të institucioneve në Ministrinë e Financave, shihet se shpenzimet më të mëdha janë bërë kryesisht nga muaji qershor, pasi që në raportin gjashtëmujor të shpenzimeve zyra e kryeministrit nga 2.7 milionë euro sa i kishte në dispozicion për mallra dhe shërbime, kishte shpenzuar vetëm 44 për qind të tyre apo 1.2 milionë euro.

Në total, institucionet e Kosovës për gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë shpenzuar për mallra dhe shërbime 78,4 milionë euro, duke shënuar rritje për 34 për qind në krahasim periudhën e njëjtë të vitit 2011.kohaislame

Artikulli paraprakBleta mbretëreshë jeton 5-7 vjet, në ndryshim nga bletët punëtore që jetojnë 7-8 javë?
Artikulli vijuesSIRI – 223 TË VDEKUR NË SULMET E DY DITËVE TË FUNDIT TË USHTRISË SË RREGULLT