Mbi 12 milionë persona në Siri kanë nevojë për ndihma humanitare

Organizata e shoqërisë civile spanjolle “Accion Contra el Hambre” e cila punon për të dërguar ndihma humanitare sirianëve ka theksuar se Siria “ndodhet në një situatë pa të ardhme” dhe se mbi 12 milionë persona kanë në nevojë për ndihma humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e organizatës “Accion Contra el Hambre” me qendër në Madrid duke vënë në dukje se 5 milionë fëmijë nga 12.2 milionë sirianë kanë nevojë për ndihma humanitare, i kanë bërë thirrje “komunitetit ndërkombëtarë kryesisht BE-së që tashmë të shikojnë të vërtetën dhe të ndërhyjnë në themelin e këtij problemi”.

Jesus Baena, një nga përgjegjësit e ekipit të ndërhyrjes emergjente të organizatës humanitare spanjolle tha se: “Në Siri afërsisht 5 milionë persona jetojnë totalisht pa marrë shërbimet mjekësore. Jemi në dijeni se vetëm 48 përqind e spitaleve në këtë vend ofrojnë shërbim. Ka probleme serioze veçanërisht në ujin e pijshëm dhe rreziku i sëmundjeve ngjitëse tek fëmijët nën moshën 5 vjeçare sa vjen e rritet çdo ditë”.

Baena duke vënë në dukje se nga thirrja e bërë nga OKB ndaj komunitetit ndërkombëtarë për 8 miliardë dollarë ndihma ndaj sirianëve është mbledhur vetëm gjysma e kësaj shume, ka pohuar se komuniteti ndërkombëtarë ka mbetur shumë ngadalë në dërgimin e ndihmave ndaj sirianëve. Ai duke theksuar gjithashtu se është e pamundur të gjenden statistika në lidhje me situatën shëndetësore të popullit në Siri, ka shtuar se “afërsisht 1 milionë janë duke u mjekuar nëpër spitale dhe se është pakësuar personeli shëndetësor profesional dhe ai ndihmës sociale”.

Ndërsa Pablo Alcalde, anëtar i organizatës “Accion Contra el Hambre” dhe përgjegjës për ujin, shëndetin dhe ndihmat e higjienës duke vënë në dukje se janë 4 milionë e 88 mijë e 78 persona të cilët janë larguar nga lufta, ka deklaruar se “BE-ja duhet të shikojë të vërtetat” në krizën e refugjatëve sirianë të cilat janë përjetuar në Europë në kohët e fundit.

Alcalde ka pohuar më tej se: “Këto njerëz migrojnë duke braktisur shtëpitë dhe punën e tyre? BE-ja nuk duhet të merret vetëm me trafikantët e qenieve njerëzore. Problematika qëndron në Siri dhe jo në Europë. Nëse shikohet nga pikëpamja njerëzore, ne po flasim për njerëz të pa-shpresë, të cilët kanë humbur gjithçka dhe për njerëz të cilët nuk kanë të ardhme. BE-ja duhet ta pranojë përgjegjësitë dhe detyrimet që ka. Ne mbështesim çdo iniciative që hap krahët për refugjatët sirianë”.

Artikulli paraprakRreth 600 policë maqedonas, vetëm 46 shqiptar
Artikulli vijuesGrat ndahen nga burrat, divorcet ngrisin alarmin në Maqedoni!