Po vazhdon rrjedha e refugjatëve drejt zonës neutrale midis Greqisë dhe Maqedonisë në rajonin e vend kalimit kufitar Idomeni, prej ku në njëzet e katër orët e fundit kanë kaluar dy mijë persona, informuan nga policia greke, transmeton zhurnal.mk
Në të njëjtën kohë në kampin për qëndrim të përkohshëm në vend kalimin kufitar Idomeni presin 1.900 refugjat, të cilët janë vendosur në shator dhe në autobus, ndërsa 3.400 refugjat janë para pompës së benzinës në rajon, pasi që janë transportuar me 69 autobus.
Policia greke supozon se në njëzet e katër orët e ardhshme do të rritet numri i refugjatëve në vend kalimin kufitar Idomeni, pasi që do të përfundoje greva e detarëve grek.
Për shkak të grevës së detarëve gjatë dy ditëve të fundit nuk janë transportuar refugjatët.