Shqipëria do të presë edhe rezultatet e ndeshjeve në dy ditët e ardhshme për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen.
Por cilat kombinime e kualifikojnë Shqipërinë?
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit B ku Shqipëria nuk pati asnjë përfitim, sot e gjithë vëmendja do të jetë nga Gjermania.
GRUPI C
Gjermania me 4 pikë luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut me 3 pikë dhe do të duhet të paktën një fitore 4-0 e gjermanëve që Irlanda të ketë një golavarazh më të keq se Shqipëria. Ndërsa në ndeshjen tjetër duhet një fitore ose të paktën barazim i Polonisë me 4 pikë me Ukrainën, që s’ka asnjë pikë.
GRUPI D
Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacinë dhe dy skuadrat kanë njëra 6 dhe tjetra 4 pikë. Sido që të dalë ky takim, nuk ka ndikim për Shqipërinë. Me interes është ndeshja tjetër mes Çekisë që ka 1 pikë dhe Turqisë 0. Për Shqipërinë do të duhej një barazim i tyre në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq një fitore e Turqisë 1-0.
GRUPI E
Italia me 6 pikë luan me Irlandën e vendit të fundit dhe një fitore e ‘axurrëve’ ose një barazim do ti vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pike. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgeve ose një barazim.
GRUPI F
Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pikë dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë. /PanoramaSport/
You Might also Like
"Vërtetë besimtarët janë Vëllezër" (FOTO)
"Vërtetë besimtarët janë Vëllezër" Kuran
By
Redaksia
0 Min Read
Rënie drastike e fluksit të refugjatëve dhe emigrantëve drejt Gjermanisë
Kur vendet ballkanike me kordinimin e qeverisë austriake mbyllën kufijtë për refugjatët nga vendet e…
By
Redaksia
1 Min Read
Jasir Kadi- Unë nuk kërkoj falje për atë që ndodhi në Orlando
Thirrësi i mirënjohur amerikan tha që muslimanët nuk duhet të kërkojnë falje për krismën që…
By
Redaksia
3 Min Read
Sulmohen ushtarët e NATO-s në Kabul
Një ushtar i NATO-s, është vrarë dhe gjashtë të tjerë nga personeli janë plagosur në…
By
Redaksia
1 Min Read
Press Konferencë e Rijasetit të BFI-së
Të nderuar përfaqësues të medieve për informim publik Të nderuar qytetarë Të nderuar pjesëtarë të…
By
Redaksia
12 Min Read
Kafka e gjetur në Strazhë është e gostivarasit të zhdukur Naser Selmani
Kafka e cila është gjetur afër kalimit Strazhë, muajin e kaluar, i takon gostivarasit Naser…
By
Redaksia
2 Min Read
