Është pothuajse e paimagjinueshme që kryeqyteti gjerman, Berlini të jetë vendi ku do të mbahen një nga garat më të mëdha kuranore në Evropë.
Sipas kryetarit të Fakultetit Evropian të Shkencave Humane, Dr. Halid Hanefi, dyzet vjet më parë në Gjermani ishte vetëm një musliman që e dinte Kuranin përmendësh, ndërsa ditë më parë në kryeqytetin e këtij vendi kanë përfunduar garat në leximin e Kur’anin përmendësh, ku morën pjesë 520 hafiz nga 25 vende të ndryshme.
Në Konkurs morën pjesë lexues të Kur’anit, nën 35 vjeç, nga të gjitha republikat e Gjermanisë, nga Norvegjia dhe Franca. Rreth një e katërta e pjesëmarrësve në këto gara ishin jo arab, 12 prej tyre ishin gjermanë. Pjesëmarrëse në këtë konkurs ishin edhe 38 femra të cilat gjysmën e Kur’anit e dinë përmendësh. Vendin e parë e zuri refugjati sirian i cili jeton në qytetin gjerman të Hamburgut.
Kryetari i Shoqatës Islamike, organizatë që bashkon shumicën e xhamive në Berlin, Murad Gul, shprehu kënaqësinë e tij dhe optimizmin se procesi i bashkimit të muslimanëve në Gjermani do të shkon edhe më tej.
Dr. Halid Hanefi theksoi rëndësinë dhe rolin e konkursit vjetor në leximin e Kur’anit përmendësh, në ruajtjen e gjuhës së kuranit (arabe), kulturës dhe identitetit islam, duke theksuar se lidhja e përhershme e muslimanëve me Kur’anin është parandalimi më i mirë i të gjitha formave të ekstremizmit.
Si anëtar i jurisë, në konkurs mori pjesë edhe lexuesi i mirënjohur i Kur’anit egjiptiani Ahmed Isa el-Ma’saravi, i cili u bëri thirrje muslimanëve në Gjermani që ta ngjallin frymën e Kuranit në marrëdhëniet e tyre me shoqërinë dhe njerëzit në mesin e të cilëve ata jetojnë dhe punojnë. /Islamgjakova/
You Might also Like
Ministri serb: Shqipëria e Madhe po krijohet, BE-ja po hesht
Ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviq, ka thënë se Serbia nuk mundet dhe nuk do…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt: Grusht shteti nuk ndalet, mbyllë gazetën e Vëllazërisë
Autoritetet egjiptiane të grusht shtetit kanë mbyllur selinë e gazetës ditore të Partisë për Liri…
By
Redaksia
2 Min Read
Përplasja e trenave në Itali, rritet bilanci, 27 të vdekur dhe 50 të plagosur
Rritet bilanci i viktimave si pasojë e përplasjes së dy trenave kokë më kokë ditën…
By
Redaksia
1 Min Read
Vatikani: Kosova është djepi i Kishës Ortodokse serbe
Vatikani nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Shqiptarët e Kosovës ,…
By
Redaksia
3 Min Read
Maks Velo: E dashura më shkatërroi jetën…
Arkitekti Maks Velo, i ftuar në emisionin “Wake up” në “Top Channel” sot në mëngjes,…
By
Redaksia
1 Min Read
Familja Ibrahimi nga Gostivari ka nevojë për ndihmë
Familja Ibrahimi nga Gostivari ka nevojë për ndihmë. Gjendja e tij socio-ekonomike është e vështirë,…
By
Redaksia
0 Min Read
