Përplasja e trenave në Itali, rritet bilanci, 27 të vdekur dhe 50 të plagosur

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e përplasjes së dy trenave kokë më kokë ditën e djeshme në Itali. Sipas mediave italiane deri më tani janë 27 të vdekur dhe 50 të plagosur. Ndërkohë, raportohet se 7 prej të plagosurve ndodhen në gjende të rëndë.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat. Dhjetëra zjarrfikës po largojnë mbetjet e trenave. Ndërkohë bashkë me qentë po kërkojnë për trupa të tjerë.

“Ne do të punojmë për largimin e mbetjeve, derisa të përjashtojmë mundësinë që persona të tjerë ndodhen poshtë tyre”, tha komandanti i zjarrfikësve.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por hetimet e para flasin gjithnjë e më shumë për një gabim njerëzor në momentin e ndërrimit të binarëve. Nuk ka ende asnjë person nën hetim.

Artikulli paraprakHungaria ngriti gardh me gjemba, por tani kërkon emigrantë
Artikulli vijuesKapet furgoni me 325 kg drogë, ishte nisur për në Greqi