Mbijetoi fatkeqësinë më të madhe detare në Turqi, por kurrë nuk e ka parë filmin e Titanikut

KOCAELI (AA) – Ayla Savaskan është njëra nga 39 personat që kanë mbijetuar fatkeqësinë më të madhe detare në historinë e Turqisë, me përmbytjen e anijes Uskudar më 1 mars të vitit 1958, kur jetën e humbën afër 300 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija lundronte mes Izmitit dhe Golcukut, ndërsa u fundos në afërsi të Derince për shkak të motit të keq. Për anijen Uskudar thuhet se ka qenë Titaniku turk. Savaskan as sot, ndonëse kanë kaluar thuajse gjashtë dekada nga fatkeqësia, nuk e ka fshirë kujtesën e asaj dite. Atëbotë në moshën 16 vjeçare mbijetoi fatkeqësinë duke u mbajtur për një copë druri.

Ajo edhe sot mban në kujtesë mikeshat e saj të shkollës të cilat humbën jetën në fundosjen e anijes.

Artikulli paraprakTurqi, prefektura lokale kufizon hyrjen në qarkun Sur
Artikulli vijuesPresidenti Erdoğan vizitë në Gana