Mbreti Saudit, fushatë donacionesh për Sirinë

Mbreti Saudit Abdullah bin Abdulaziz el Saud ka nisur një fushatë kombëtare të donacioneve për Sirinë ku u bëri thirrje të gjithë sauditëve për të marrë pjesë në ndihmat për sirianët në kryengritjen e tyre ndaj regjimit të presidentit Bashar El Assad.

Ministria e Brendshme Saudite njoftoi se fushata do të nisë nga e hëna dhe do të mbulojë tëre pjesët e mbretërisë në mënyrë që çdo banor në vend të ketë mundësi të kontribuojë në ndihmë popullit sirian në këtë kohë të krizës, raporton Agjencia e Lajmeve Saudite.
Kabineti Saudit në krye me mbretin vazhdimisht ka dënuar dhunën e regjimit sirian ndaj popullit e posaçërisht ndaj masakrës së fundit në Tremseh të Hamas.
Në një deklaratë të lëshuar në lidhje me krizën siriane kabineti saudit akuzon regjimin e Bashar al Assadit për terrorizëm dhe u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë në emër të popullit sirian./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakShikimi i femrave dobëson kujtesën
Artikulli vijues“Youtube” me kanal të dedikuar për muajin e Ramazanit