Francois Holland dhe Angela Merkel kanë vendosur ta paraqesin një propozim të përbashkët për organizimin e pritjes së refugjatëve dhe vendosjen e tyre në Europë.
Vendimi për të paraqitur një propozim për zgjidhjen e krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Europës, ka ardhur pas numrit të madh të të vdekurve gjatë udhëtimit nga një shtet në tjetrin, njofton Pallati Elise, transmeton Indeksonline.
“Këta burra e gra me familjet e tyre po ikin nga lufta dhe persekutimi. Ata kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe këtë ua kemi borxh. Konventat e Gjenevës të miratuara pas luftës, janë të detyrueshme për të gjitha vendet. Europa duhet t’i mbrojë ata ngaqë ajo paraqet shpresën e fundit për ta”, thuhet në deklaratë.
Ky është plani i cili thuhet të jetë në propozim:
Shumica e refugjatëve, 35.000 prej tyre, do të vendosen në Gjermani.
Në Francë do të shkojnë 26.000, Spanjë 16.000 ndërsa në Britani të Madhe do të duhet të shkonin 17.000, por ata kanë vendosur që të mos marrin pjesë në planin e përbashkët.
Polonia do të marrë rreth 10.000 refugjatë, Holanda rreth 8.000, Portugalia do të marrë 7.200, Rumania 6.900, Republika Çeke 5.500, Suedia do të pranojë rreth 5.400, në Belgjikë do të vendosen rreth 5.300, Austria rreth 4.800 dhe Kroacia 3.200. Këtu ka një përjashtim sepse thuhet se Kroacia do të duhej të pranonte rreth 700 refugjatë.
Përveq kësaj, në bazë të dokumenteve që thuhet të kenë rrjedhur nga BE-ja, Hungaria tash në territorin e saj ka 54.000 refugjatë, Italia ka 39.600 dhe Greqia ka 66.400 refugjatë.
You Might also Like
Dëmet që i sjell të ngrënit në orët e vona!
Hulumtimet e fundit tregojnë se ngrënja në kohë të caktuar të ditës mund të jetë…
By
Redaksia
3 Min Read
🔹🌷 DITA E XHUMA 🌷🔹 Të meditojmë në veçoritë e Sures El Kehf
Veçori e sures El Kehf është se ajo përmban katër tregime: 1 . Banorët e…
By
Redaksia
2 Min Read
VIDEO – A lejohet me bë vorrin me beton
Vazhdojmë me pyetjen e radhës e cila ka të bëj me varrezat, gjegjësisht pyetësi pyet…
By
Redaksia
0 Min Read
Regjimi sirian bombardon një lagje të Halepit, 7 të vdekur
Në sulmin me bomba fuqi që kreu regjimi sirian në Halep, ndaj rajonit nën kontrollin…
By
Redaksia
1 Min Read
“Charlie Hedbo” satirizon me rrëzimin e avionit në Sinai, zemërohen rusët
-Rusët kanë reaguar me zemërim ndaj satirikes franceze “Charlie Hebdo”, që ka publikuar karikatura provokuese…
By
Redaksia
1 Min Read
IZRAELI DHE SIRIA HAPIN ZJARR KUNDREJT NJËRA-TJETRËS
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se “cilado qoftë situata ata…
By
Redaksia
3 Min Read
