Mbyllen disa shkolla në Angli nga frika e vendosjes së bombave

Kërcënimet me bomba e kanë detyruar Anglinë të mbyllë disa shkolla.

Gazeta angleze Express shkruan se 4 shkolla në Birmingem janë mbyllur menjëherë dhe janë boshatisur pasi kanë marrë kërcënime për vendosjen e bombave.
Me qindra nxënës u detyruan të mblidhen në oborr në një mot të ftohtë për shkak të futjes së policisë dhe ekspertëve për çaktivizimin e bombave në këto shkolla.
Një prej zyrtarëve të policisë angleze ka thënë se aktualisht kanë nisur hetimet se kush ka qenë personi që ka bërë kërcënimet me vendosjen e bombave në këto 4 shkolla.
Grupi terrorist ISIS pas sulmeve të Parisit ka kërcënuar se do të kryejë të tilla sulme edhe në vendet e tjera. Nga sulmet në Paris humbën jetën 132 persona dhe u plagosën 352 të tjerë.
Artikulli paraprakBisedë telefonike e presidentëve të Amerikës dhe Turqisë
Artikulli vijuesReduktimi i ndihmave financiare të Gjermanisë ka rritur fluksin e refugjatëve drejt Evropës