Bisedë telefonike e presidentëve të Amerikës dhe Turqisë

Presidentët e Turqisë dhe të Amerikës gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë dhe Barak Obama, presidenti i SHBA-ve në një bisedë telefonike kanë theksuar në vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit, sidomos kundër grupit terrosit ISIS, si dhe përballjen me pjesëtarët e grupit PKK.
Erdogan dhe Obama me këtë rast kanë theksuar edhe në zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve dypalëshe rreth çështjeve të ndryshme dhe në lidhje me zhvillimet e rëndësishme të rajonit të Lindjes së Mesme si kriza në Siri.
Barak Obama, presidenti i Amerikës, në këtë bisedë telefonike gjithashtu dënoi sulmin terrorist të fundit që u krye javën e kaluar në Stamboll.
Artikulli paraprakMirëpritet kërkesa e Bashkimit Evropian për heqjen e bllokadës ndaj Gazës
Artikulli vijuesMbyllen disa shkolla në Angli nga frika e vendosjes së bombave