Më 9 Maj protestohet për interesin shqiptar, e jo për interes të ndonjë individi

“Duhet të jesh mbi mesataren idiot që të besosh se të gjithë të duan dhe se e tërë shqiptaria do e përkrah veprimtarin tënde! Dhe madhështia e njeriut nuk matet nëpërmjet asaj sa ai i nderon ata që e duan dhe e përkrahin, por sa ka mirëkuptim ndaj atyre të cilët, qoftë nga halli, qoftë nga ligësia, sot bëjnë çmos për të ta prishur kremten dhe nesër vijnë dhe marrin pjesë në të, duke u shtirë se i lumturon suksesi yt! Të dashur vëllezër e motra, dilni në protestën e 9 Majit, jo për ta lartësuar cilindo individ, apo Këshillin Opozitar, por që të dëshmojmë se ka mes nesh edhe të atillë që ndjehen madhërishëm në rolin e shërbëtorit të popullit dhe se, janë në zhdukje e sipër shqiptarët që u takojnë Aleancave për Lojëra Dyfytyrëshe, e mëkatet e të cilëve s’mund t’i shpërlajë as Vardari dhe as Drini, por të cilët megjithatë, janë shqiptarë si gjithë ne dhe, nuk duhet t’i urrejmë dhe as t’ua dëshirojmë të keqen, por duhet të ndjejmë dhembshuri ndaj tyre dhe, duhet të bëjmë çmos që t’i shpëtojmë nga kthetrat ku janë kapur – nga kthetrat e të qënurit shërbëtorë të shërbëtorëve të qarqeve politike e policore maqedonase- shërbëtorë të BDI-së!” (Kim Mehmeti)

13147327_10154099220337141_1911037804508205190_o

Artikulli paraprakPolicët e vrarë në Lagjen e Trimave, do të dekorohen me “medalje guximi” pasv dekjes
Artikulli vijuesJanuzaj gëzon Kosovën