Përdoruesit e mediave sociale, i janë përgjigjur me art vdekjes së djaloshit sirian në brigjet e Turqisë.
Ata po e portretizojnë djaloshin si një engjëll, kështu duke u munduar që t’i tregojnë bashkësisë ndëkombëtare që vdekja e tij është si pasojë e mosveprimit të tyre.
Me anë të fotos ku shihet djaloshi me fytyrë në rërë pa shenja jeta, përdoruesit kanë treguar zemërimin si dhe pikëllimin e tyre, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë kreative që përdoruesit e Twitter po përdorin, për t’i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i ndryshojnë qëndrimet për refugjatë.
Kujdes këto pamje janë të rënda.
FOTO +18