Morsi emëron Ish ministrin e ujitjes së Egjiptit kryeministër

Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi emëroi sot ministrin në largim Hicham Qandil në postin e kryeministrit të ri të vendit dhe e ngarkoi atë me formimin e qeverisë së ardhshme të vendit, njoftoi televizioni publik egjiptian.

Ky njoftim vjen 25 ditë pas marrjes së detyrës zyrtarisht nga presidenti Morsi, i dalë nga radhët e ”Vllazëria Myslimane” dhe presidenti i parë civil i Egjiptit, që prej vitit 1952.

Qandil ishte pjesë e kabinetit në ikje të kryeministrit Kamal al-Ganzouri, i emëruar vitin e kaluar nga krerët ushtarakë, të ngarkuar me drejtimin e çështjeve të vendit/trt/kohaislame

Artikulli paraprakKorrupsioni
Artikulli vijuesKosovarët solidarizohen me sirianët