Me Donald Trump bota e vjetër e Shekullit 20 ka përfunduar!

0
683

Si gjithmonë me ndryshimet e pushtetit ka paqartësi, dyshime dhe pikëpyetje mbi rrjedhën e udhëheqjes së re.

Por, në këto kohë të një çrregullimi të ri global kemi të bëjmë me shumë më shumë, sepse sot është në pyetje një marrëveshje e madhe të vihet në lojë: me zgjedhjen e Donald Trump bota e vjetër e Shekullit të 20 ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Ne jetojmë në mes të botërave: në rendin e pasluftës dhe çerek shekullin pas rënies së Murit të Berlinit të cilat tashmë janë histori. Cilat do të jenë nocionet e rendit të ri që do të mbizotërojë në shekullin e 21, si do të jetë bota nesër, ende nuk është identifikuar, prandaj edhe është plotësisht e paqartë.

Jo vetëm Donald Trump është tani në zyrë. Madje edhe ekipi i tij shumë shpejt do të marrë përsipër punët e shtetit dhe qeverisjes. Ne do të kërkojmë dialog me administratën e re për të shpjeguar qëndrimin tonë, vlerat dhe interesat tona. Ne duam që idetë tona dhe pritjet tona për një partneritet të barabartë të ri-konfirmohen mes Evropës dhe SHBA sa më qartësisht që të jetë e mundur.

Tregtia e lirë, shkëmbimi dhe një botë e hapur, qëndrojnë së bashku kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, një bashkëpunim të ngushtë dhe reciprok transatlantik të bazuar në vlerat e përbashkëta i përkasin axhendës sonë qysh nga kreu.

Unë e di që ne duhet të përgatitemi për kohë të turbullta, në disa prej tyje mbizotërojnë paparashikueshmëri dhe pasiguri reja. Por unë jam i bindur se ne do të gjejmë bashkëbisedues të vëmendshëm në Washington të cilët e dijnë se edhe vendet e mëdha duhet të kenë partneritet në këtë botë, dhe të cilët janë të gatshëm të gjejnë rrugën e tyre për të shkuar së bashku me miq të mirë dhe aleatë të sprovuar./ *Autori është Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe pritet të zgjedhet President i këtij shteti. Kolumna është botuar në Bild am Sonntag. Përgatiti gazetablic.com