Me ftesë të familjes së gjigantit Jakup Asipi, Hoxha Elvis Naçi nesër ligjëron në Kumanovë

0
768

Hoxha Elvis Naçi nga Shqipëria nesër në ora 17:00 në sallën e sporteve pranë Shkollës Fillore “Faik Konica” në Sllupçan të Kumanovës do ta mbajë tribunën e radhës.

Elvis Naçi u parapa që të mbaje ligjëratë në xhaminë e Molla Jakup efendi Asipit, por për shkak të interesimit të madh të xhematit për të, është ndryshuar vendi, njoftuan organizatorët.

Ky hoxhë ndër besimtarët myslimanë në Maqedoni, sidomos te shqiptarët, gëzon statusin e një ylli.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook përmes një postimi:

Njoftim
1. Neser jam i ftuar nga nje mik ne Kerçove dhe InshaAllah do mbaj nje ligjerate ne fshatin Cervice ne oren 17:00!

2.Diten e Xhuma jam i ftuar nga Familja e Dijetarit dhe Gjigandit te thirrjes Islame Jakub Asipit Allahu e Meshirofte shpirtin e tij, ftese qe e pres me nder dhe me respekt te Madh! Allahu ju begatofte te gjitheve.