Me lejën e Allahut do ta ndali Ronaldon!

Arlind Ajeti është i vendosur ta ndal sonte Cristiano Ronaldon me shokë, në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme kualifikuese për Evropianin e Francës.

Qendërmbrojtësi i Baselit e ka postuar në Facebook një fotografi, ku shihen një palë këpucë futbolli, në të cilat shkruan Ajeti 5, dhe një palë mbrojtëse, me mbishkrimin Arlind Ajeti.

Në mungesë të Mërgim Mavrajt, Ajeti luajti titullar tek Kuqezinjtë të premten, ndërsa pritet të luajë edhe sot nga minuta e parë. Në mbrojtëset e tij është edhe dëshmia e shehadetit që dmth “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveq Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Allahut”./KohaIslame

 

Artikulli paraprak“Vdes” 36 herë brenda një viti!
Artikulli vijuesNa e morrën ftyrën:Arrestohet zyrtari i Qeverisë së Kosovës për ngacmim seksual në Japoni