Përpjekjet e OKB për zgjidhjen e krizës së Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka theksuar në përpjekjet e kësaj organizate për ndërprerjen e pasigurisë dhe sigurisë në Siri.

Faqja informative e gazetës egjiptiane në internet “Al-Misri El-Jovm njoftoi se Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB, të dielën (sot) në një konferencën për gazetarë gjatë punimeve të takimit të 26-të të krerëve të vendeve të Afrikës që po zhvillohet në Adisababa, kryeqyteti i Etiopisë, deklaroi se Stefan De Mistura, i dërguari i OKB për çështjen e Sirisë, po administron në nivel të mirë negociatat mes palëve siriane.
Ban Ki Moon tha se gjendja në Siri është shumë e keqe dhe shtoi se negociatat mes palëve siriane përfshinë gjendjen e të gjitha shtresave të qytetarëve sirianë dhe OKB po bënë përpjekje për zgjidhjen e krizës në Siri.
Ban Ki Moon në vazhdim shtoi se takimi i krerëve të vendeve të Afrikës është një takim i suksesshëm dhe Unioni i Afrikës është një prej partnerëve kryesor të OKB në përpjekjet për përmirësimin e situatës në Sudanin Jugor.
Ai theksoi edhe në nevojën e mbështetjes ndaj palëve libiane për të vendosur stabilitetin në Libi, për të luftuar kundër terrorizmit dhe për të vendosur paqen në këtë vend.
Artikulli paraprakPolicia: Të arrestuarit në Deçan s’kanë lidhje me terrorizmin
Artikulli vijuesVIDEO – Varrosja me tabut (arkivol)