Me mijëra ushtarë të Iranit dhe Hizbullahit në Siri

Burime pranë opozitës siriane, kanë bërë me dije hyrjen e mijëra trupave iraniane dhe të Hizbullahut në Siri, nëpërmjet kufirit që ndan Sirinë me Libanin. Gazeta britanike Times, raporton se në Siri gjenden mbi 1500 trupa të Hizbullahut dhe të Iranit. Këtë informacion, gazeta e bazon në deklaratat e një ish agjenti të sigurimit ajror i cili tashmë ka dezertuar. Hizbullahu i ofron regjimit sirian ndihmë logjistike, ushtarë, armatime dhe pajisje të ndryshme, si dhe përvojën e tyre në luftën guerile.

Me gjithë se Hizbullah e ka mohuar diçka të tillë, elementë të brendshëm, diplomatë dhe ushtria e lirë siriane, pohojnë se ndihma e Hizbullah për regjimin është e konsiderueshme. Vetëm disa ditë më parë mbetën të vrarë disa elementë të Hizbullah në territorin e Sirisë.
Një zhvillim tjetër i rëndësishëm brenda Sirisë, është raportimi se tashmë është krijuar një zonë tampon brenda territoreve siriane, në kufi me Turqisë. Kjo zonë shtrihet deri dhjetë km brenda Sirisë dhe vetë forcat e regjimit sirian, kanë ndaluar bombardimin e saj dhe fluturimin e avionëve ushtarakë mbi të. Diçka e tillë ndodhi pas një predhe e cila erdhi nga një repart ushtarak sirian dhe që goditi një familje duke lënë katër të vrarë. Forcat ushtarake turke u përgjigjën me artileri të lehtë duke lënë me dhjetëra të vrarë nga forcat e regjimit sirian.
Kina ka dalë nga heshtja e saj e gjatë dhe në një deklaratë zyrtare, i ka kërkuar Ankarasë dhe Damaskut të vetëpërmbahen dhe të mos lejojnë thellim të konfliktit, gjë e cila do të cenonte stabilitetin e të gjithë rajonit.
Vetë Erdogan i ka bërë thirrje popullit të tij që të përgatitet për luftë nëse kjo do të shihet e domosdoshme. Ai tha se ushtria turke do të bëjë detyrën dhe se askush nuk duhet ta testojë vendosmërinë tonë.
Të premten e shkuar, ai e paralajmëroi Sirinë se nëse vazhdojnë provokimet, Turqia do të sulmojë. Qeveria ka marrë miratimin e parlamentit për operacione ushtarake përgjatë kufijve me Sirinë nëse lipset diçka e tillë.
Ministri i jashtëm turk, Ahmed Dautoglu, për herë të parë ka përmendur emrin i cili mund të zëvendësojë presidentin sirian, gjatë periudhës së tranzicionit dhe kalimit të pushtetit. Sipas tij, zv presidenti sirian Faruk Shar’a, i cili e mban këtë post që prej 22 vitesh, është personi që mund ta zëvendësojë Asad, pasi ai është i vetmi që nuk i ka ndotur duart e tij me gjak gjatë konfliktit. /A.online/kohaislame

Artikulli paraprakUthulla e mollës dhe vajrat eterike ndihmojnë sinuset
Artikulli vijuesSiguria e Haxhit: 21 ekipe do të kontrollojnë vendet e shenjta dhe 75 zyra të sigurisë