Uthulla e mollës dhe vajrat eterike ndihmojnë sinuset

Mënyra më e thjeshtë për të lehtësuar inflamacionin e sinuseve është inhalimi i avullit të ujit dhe vajit, uthulla e mollës është e shkëlqyeshme si preventivë, ndërsa lagështuesit e ajrit do të parandalojnë kthimin e infeksionit.

Shumica e antibiotikëve kanë efekt shumë të vogël në qetësimin e simptomave të inflamacionit të sinuseve, sëmundjes posaçërisht të shpeshtë në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, ka treguar studimi i mëhershëm i shoqatës mjekësore amerikane. E para gjë që duhet të bëni është të identifikoni shkaqet e problemeve tuaja me sinuset. Shkaku mund të jetë bakterial ose inflamacion virusal, por edhe alergji.

Uthulla e mollës është një nga aleatët më të njohur në luftën me inflamacionin e sinuseve, ndërsa mund të përdoret edhe para se të ndodhë infeksioni, si edhe tek riniti alergjik. Më së shpeshti përzihen dy lugë të çajit të uthullës së mollës me dy decilitra ujë dhe pihen sapo të zgjoheni nga gjumi, por në rastin e infeksionit më të rëndë mund të pihet edhe disa herë në ditë.

Uthulla do të stimulojë pastrimin e sinuseve, për ç’arsye sekrecioni do të ndryshojë ngjyrën dhe dendësinë, që të mund të dalë më lehtë. Uthullën e mollës mund ta vendosni edhe në sprejet për hundë, të cilët përzihen me ujin në raport 1:10. Po ashtu, në sezonin e infeksioneve të sinuseve, përdorni më shpesh uthullën e mollës në përgatitje të shujtave si mënyrë e shkëlqyeshme preventive.

Inhalimi

Avulli i ujit është ndihmës i shkëlqyeshëm në lirimin e tensionit në sinuse dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Përveç kësaj, avulli do të lagështojë mukozën e irrituar, për ç’arsye do të djegë më pak. Recetë e thjeshtë e tretjes për inhalim është tretja e 10 gramëve kripë në 100 mililitra të ujit të vluar, ndërsa kjo është recetë e sigurt edhe për astmatikët.

Lloji i tjetër i tretjes përgatitet ashtu që në katër decilitra të ujit të vluar shtoni gjysmë thelbi të hudhrës, dy pika vaj eterik të trungut të çajit dhe tri pika të vajit eterik të eukaliptit. Në avullin e ujit po ashtu mund të shtoni dhe nga dy-tri pika vaj të trumzës, rozmarinës dhe livandës.

Lagështojeni ajrin

Në periudhën e vjeshtës dhe dimrit ajri në shtëpi bëhet më i thatë, çka vepron keq në sekrecion dhe nxit zhvillimin e infeksioneve të sinuseve. Zgjidhja më e mirë është pajisja për lagështimin e ajrit, të cilën mund ta rregulloni ashtu që të ofrojë lagështi optimale në mes 30 dhe 50 për qind. Lagështia më e madhe se 50 për qind do të veprojë në formë kontraproduktive dhe nxisë zhvillimin e baktereve, mykut dhe kërpudhave.

Përveç blerjes së pajisjeve, mund të shërbeheni me truqe me të cilat do të rrisni lagështinë e ajrit. Në radiatorë mund të vendosni lecka të lagëta ose enë të mbushura me ujë. Për të freskuar hapësirën dhe lehtësuar frymëmarrjen, në ujë vëni disa pika të vajit eterik të preferuar. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakDigjet RTK-ja
Artikulli vijuesMe mijëra ushtarë të Iranit dhe Hizbullahit në Siri