Më shumë se 700 të vdekur në Arabinë Saudite

1 Min Read

Zyrtarë të Arabisë Saudite kanë thënë se së paku 700 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë një rrëmujë në qytetin e shenjtë të Minës, gjatë ceremonisë së haxhit.

Ekipet e shpëtimit po arrijnë në vazhdimësi tek vendi i ngjarjes, i cili është vetëm pak kilometra larg Mekës.

Rrëmuja ka ndodhur gjatë ceremonisë së fundit të pelegrinëve të cilët kishin shkuar për haxh.

Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë.

TAGGED:
Share This Article