Ivanovi dhe Çavkov bisedojnë për krizën me emigrantët

Presidenti Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov në takimin e sotëm, që realizohet pas konstatimeve të sjella në takimin e mbajtur të krerëve të BE-së në Bruksel, kanë biseduar për masat dhe aktivitetet të cilat ndërmerren për parandalimin dhe për ballafaqimin me hyrjen e emigrantëve ilegal në rajonet e përfshira me krizën dhe lëvizjen e tyre përmes territorit të Republikës së Maqedonisë.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, është konstatuar se të gjitha subjektet të cilat marrin pjesë në sistemin për menaxhim me krizën funksionojnë me aktivitete të rritura dhe ballafaqohen me mungesë të kapaciteteve në pajisje materiale, kadrovike dhe mjete transportuese.

Çavkov ka njoftuar se MPB ka kërkuar ndihmë dhe asistencë nga BE-ja në realizimin e sistemit për parandalim për plotësimin e kapaciteteve të nevojshme.

“Republika e Maqedonisë si territor transitues i Korridorit ballkanik për migrim po ballafaqohet me pasojat nga sjellja e vendeve – anëtare të BE-së. Një prej vendeve anëtare me kapacitete të organizuara institucionale i çon emigrantët drejt kufirit tonë jugor, ndërsa disa vende të tjera anëtare e pengojnë lëvizjen e tyre drejt shtetit të dëshiruar në BE”, ka thënë ministri Çavkov, theksohet në kumtesë. Ai ka shtuar se Korridori ballkanik i emigrantëve në dhjetë ditët e fundit disa herë është ndërprerë.

MPB konstatoi hyrje ditore të 6.000 deri në 7.000 shtetasve të huaj, ndërsa informacionet dhe analizat flasin për rritjen e valës së emigrantëve gjatë muajve të cilat vijnë. Forcat policore të cilat kanë mbështetjen e njësiteve të Armatës, theksohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit Ivanov, do të ballafaqohen me punë në një aktivitet mjaft të ndërlikuar.

“Nëse hiqet korridori dhe myllen kufijtë, por edhe për shkak të kushteve të motit, Maqedonia do të detyrohet të zbatojë plane me përgjigje përkatëse që ta mbrojë sigurinë nacionale”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme.

Presidenti Ivanov ka kërkuar zhvillimin e programeve për informimin e vazhdueshëm dhe ngritjen e vetëdijes te qytetarët dhe shoqëria për kanosjet dhe rreziqet nga migrimi ilegal me të cilin po ballafaqohet Republika e Maqedonisë.

Artikulli paraprakMë shumë se 700 të vdekur në Arabinë Saudite
Artikulli vijuesKryetari i LR-PDSH Ziadin Sela uron besimtarët mysliman