“Më theri ISIS”: Mësuesi francez e shpiku historinë

Një mësues në një shkollë fillore në Francë, që tha se ishte therur nga një person që thërriste “Shteti Islamik”, pranoi se e ka shpikur historinë.

Mësuesi tha se u sulmua teksa ishte vetëm në klasë, në një shkollë në periferi të Parisit.

Por prokurorët thonë se ai ka plagosur veten me një hapëse kutish dhe tani po pyetet për motivet dhe përse gënjeu.

Mësuesi 45-vjeçar po trajtohet për plagë në qafë dhe në krah.

Ngjarja pushtoi faqet e para të mediave dhe ministri i Arsimit vizitoi vendin e ngjarjes.

Drejtori i shkollës tha se mësuesi ka 20 vite eksperiencë dhe vlerësohet nga prindërit.

Franca mbetet në nivele të larta gatishmërie pas sulmeve të para disa javëve. Mirëpo ka edhe nxitje të lartë të dhunës karshi myslimanëve, duke improvizuar raste të tilla.

Artikulli paraprakAgim Shahini mashtroi bankat, tash pritet të përballet me ligjin
Artikulli vijuesMitrovica e Jugut?